Policia Përsëri Apelon për ta Shmangur Merdarin

Policia e Kosovës edhe sot u ka sugjeruar qytetarëve të vendit që gjatë daljes nga Kosova në Serbi, ose hyrjes nga ky shtet të shmangin Pikën Kufitare të Merdarit për shkak të punimeve që do të zhvillohen aty.

Policia njofton se për shkak të punimeve që do të zgjasdin nga 1 deri më 15 nëntor në këtë pikë mund të krijohen kolona makinash dhe pritje më të gjata se zakonisht.

Një njoftim të ngjashëm policia e dërgoi edhe dje.

KALLXO.com kishte shkruar se pikat kufitare Kosovë-Serbi do t’i ndërtojë Komisioni Europian.

Komisioni Europian Ndërton Pikëkalimet Kosovë-Serbi

Merdar shpesh krijohen kolona makinash dhe ka pritje të gjata sidomos gjatë verës ose festave të fundvitit kur në Kosovë kthehen për pushime mërgimtarët.