Policia Parkohet në Trotuar (FOTO)

Një veturë zyrtare e Policisë është parkuar jashtëligjshëm në një trotuar të Skenderajt.

Megjithëse të destinuar për të siguruar respektimin e ligjit, edhe rregullave të trafikut, një veturë e Policisë së Kosovës ka thyer pikërisht këto rregulla në Skenderaj.

Një fotografi e dërguar nga një qytetar në KALLXO.com tregon se një veturë zyrtare policore është parkuar në një trotuar, i cili është i destinuar për këmbësorë.

KALLXO.com ditëve të fundit ka raportuar për disa raste të ngjashme, ku edhe vetura e EULEX-it është parkuar në një vend ku është e ndaluar.

http://kallxo.com/foto-vetura-e-eulex-it-parkohet-ne-zone-te-gjelbruar/