Foto: Ilustrim

Policia nuk Mundi ta Arrestojë Tifozin që Sulmoi Lojtarët

Policia e Kosovës në raportin e përditshmë tregoi se nuk mundi ta arrestojë personin që sulmoi lojtarët e Vllaznimit në minutat e fundit të ndeshjes së kësaj skuadre me Flamurtarin në Prishtinë.

“Zyrtarët policorë kanë tentuar ta arrestojnë të dyshuarin, por janë penguar nga tifozët”, thuhet në raport.

Policia njofton se 80 persona- tifozë të Flamurtarit penguan në detyrë policët që po siguronin këtë ndeshje.

Dhuna shpërtheu pasi Vllaznimi në minutat shtesë barazoi rezultatin, ndërsa policia njoftoi se u sulmua edhe autobusi që bartte skuadrën gjakovare.

“Disa persona-tifozë dyshohet të KF-Flamurtari,  kanë hedhur gurë në drejtim të autobusit, dhe për pasojë është dëmtuar vetura zyrtare e PK-së dhe një veturë civile e cila gjendej aty”, thuhet në raport.

Policia është duke e hetuar rastin, ndërsa nuk njoftohet për të lënduar.