Policia: Një Kosovar është Vrarë në Siri

Sipas Policisë së Kosovës një kosovar është vrarë në Siri.

“Policia e Kosovës posedon informacion për vrasjen e një personi kosovar ne Siri, i cili është nga Kosova”, thuhet në përgjigjen e Daut Hoxhës, zëdhënësit të Policisë së Kosovës për KALLXO.com.

Mirëpo Policia nuk mundi ta konfirmojë nëse i vrari është Lavdrim Muhaxheri, ish-udhëheqësi i shqiptarëve të bashkuar me ISIS-in.

“Mirëpo referuar situatës ne Siri, Policia e Kosovës nuk posedon informacion apo dokumentacion zyrtar për vrasjen e tij”, sqaroi më tutje Hoxha.

Mediet raportuan sot se në Siri është vrarë Lavdrim Muhaxheri dhe se familja e tij në Kaçanik ka hapur të pame.

Edhe në vitin 2015 ishte raportuar vrasja e Lavdrim Muhaxherit.

Raportohet Vrasja e Lavdrim Muhaxherit