Albin Kurti gjatë një proteste| Foto: KALLXO.com (Arkiv)

Policia Neglizhon Urdhër-Arrestin Ndaj Albin Kurtit

Sonte Kurti, në cilësinë e kandidatit të Vetëvendosjes për kryeministër të vendit, ka qenë i ftuar në një studio televizive për një intervistë të drejtpërdrejtë.

Sapo ka përfunduar intervista, Kurti ka dalë nga ndërtesa e televizionit KTV dhe është larguar nga aty pa asnjë problem.

Intervista ishte paralajmëruar nga Vetëvendosje disa orë më parë në faqen e kësaj partie në Facebook.

Në përgjigjen për KALLXO.com, Policia thotë se zbatimi i urdhër-arresteve do të bëhet “bazuar në vlerësimet dhe situatat më të përshtatshme”.

“Policia e Kosovës, bazuar në mandatin e saj ligjor që ka, në baza ditore bënë realizimin e urdhër arresteve të ligjshme dhe valide të lëshuara nga organet e drejtësisë. Të njëjtat realizohen bazuar në vlerësimet dhe situatat më të përshtatshme për veprim nga zyrtarët policor”, thuhet në përgjigjen e Policisë për KALLXO.com.

Albin Kurti duke dalë nga ndërtesa e KTV-së. Foto: Kallxo.com

Ditën kur në Kuvend u votua mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë së Isa Mustafës, një burim nga Gjykata Themelore në Prishtinë kishte thënë për KALLXO.com se urdhërarresti për Albin Kurtin është gjithëpërfshirës dhe ai mund të arrestohet në çdo moment.

Kurti nuk mori pjesë në atë seancë.

Më 21 prill, në seancën ndaj katër deputetëve të Kuvendit të Kosovës të akuzuar për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, gjyqtari i rastit Beqir Kalludra lëshoi urdhër-arrest ndaj Kurtit për shkak të mosparaqitjes së tij të përsëritur në seanca.

http://kallxo.com/urdher-arrest-per-albin-kurtin-gjobe-per-kadri-veselin/

Një urdhër arresti i ngjashëm ndaj Kurtit ishte zbatuar nga Policia më 28 nëntor 2016 kur për arrestimin e tij policisë iu desh të intervenojë në selinë e Vetëvendosjes.

Kjo ndërhyrje kishte shkaktuar trazira të mëdha nëpër rrugët e Prishtinës.

http://kallxo.com/arrestohet-albin-kurti/