Policia në Vijë të Plotë

Një makinë e policisë është filmuar duke bërë tejkalim të rrezikshëm në vijë të plotë.

Një makinë e policisë është xhiruar teksa tejkalon rrezikshëm dhe në vijë të plotë një makinë tjetër.

NDËRLIDHUR

Filmimi është bërë në afërsi të Klinës, ndërsa makina shihet se tejkalon para një kthese në një situatë ku shumë vetura lëvizin afër njëra-tjetrës.

Makina e policisë gjatë tejkalimit në vijë të plotë nuk i ka të ndezura dritat sinjalizuese që do të mund të nënkuptonin ngutjen, ose marrjen pjesë në ndonjë aksion policor.

Policia gjithsesi do ta dënonte një shofer që tejkalon në mënyrë të tillë, nëse ndonjë patrullë e saj do ta vërente një gjë të tillë.

Filmimet e makinës që rrezikon pjesëmarrësit tjerë të komunikacionit janë dërguar në KALLXO.com nga qytetarët.

Edhe vitin e kaluar në KALLXO.com kishte ardhur xhirimi i lëvizjes së një makine të policisë që nuk i kishte ndezur dritat derisa qarkullonte nëpër autostradën “Ibrahim Rugova”.

Policia Vozit pa Drita në Autostradë

KALLXO.com ka publikuar disa herë edhe video të vozitjes së rrezikshme të makinave në kah të kundërt në këtë autostradë.

Vozitje e Rrezikshme në Autostradë

Vozitje në Anën e Kundërt në Autostradën ‘Ibrahim Rugova’

http://kallxo.com/ne-drejtim-te-kundert-ne-autostrade/

10 Qershor 2017 - 20:00

Adelina Ahmeti 10/06/2017 - 20:00
NDËRVEPRIMI119

Policia në Vijë të Plotë

by Adelina Ahmeti
NA NDIQNI

Send this to a friend