Policia në Hajvali pas vdekjes nga një shpërthim i një personi | Foto: KALLXO.com

Policia në Vendin ku Vdiq nga Granata 42 Vjeçari

Disa makina të policisë kanë shkuar në vendin ku u vra 42 vjeçari në Hajvali, pasi i shpërtheu granata në dorë.

Pas shpërthimit të një granate që shkaktoi vdekjen e një 42 vjeçari në Hajvali, disa makina të policisë po ekzaminojnë shkaqet e shpërthimit.

Policia ka njoftuar se sot rreth orës 14:45, ka marrë informacion se në rrugën “Adnan Loku” në Hajvali, saktësisht në një objekt përcjellës të një shtëpie ka ndodhur një shpërthim ku ka mbetur i vdekur një 42 vjeçar me inicialet M. G.

Sipas policisë, vdekjen e 42 vjeçarit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

KALLXO.com ju sjell foto nga vendi ku ndodhi shpërthimi.

Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com