Radari i Policisë

Policia Ndalon Audi A8, Voziste me 213Km\h

Policia Shqiptare ka publikuar një video material ku njësitë e trafikut janë dilmuar duke kontrolluar autostraden Tiranë Durrës. Policia ka njoftuar se gjatë këtij kontrolli janë shqiptuar dhjetëra tiketa për ngasës që kanë vozitur deri në 213 kilometra në orë. Sipas policisë një makinë Audi A8 është ndaluar kur po voziste me 213km\h. “Jane evidentuar shpejtesi qe variojne nga 153 km/ore deri ne 213 km/ore. “Shpejtesi te tilla jane burim aksidenti e rrezik potencial per perdoruesit e rruges”thuhet në njoftimin e policisë.