Foto-ilustrim | Foto: KALLXO.com

Policia Kontrollon Lokalet e Natës në Ferizaj

Policia në Ferizaj në një operacion të koduar me emrin “Migrimi i Parregullt” kreu kontrolle në pesë lokacione të njohura kryesisht si lokale të natës me muzikë live.

Gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur dhe konfiskuar një revole, dy thika dhe një boks metali, ndërsa janë evidentuar 23 persona të huaj që punonin pa leje pune.

Gjatë aksionit që u zhvillua më 9 dhe 10 nëntor, u legjitimuan 310 punëtorë dhe mysafirë të këtyre lokaleve, ndërsa u liruan punëtorët- shtetas të huaj që kishin leje pune.

Policia ka shkruar edhe për aksione tjera bastisjesh nëpër lokale nate.