Policia, ‘Kontrolla të Jashtëzakonshme’ të Gjendjes Teknike së Veturave

Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor (NJRKRR) i Policisë së Kosovës ka filluar sot planin operativ për kontrolle të jashtëzakonshme të gjendjes teknike të automjeteve.

Plani operativ është i përqendruar në kontrollin e të gjitha mjeteve motorike e në veçanti për automjetet transportuese.

Rreshteri Bujar Gashi tha për KALLXO.com se ky plan është ndërmarrë për shkak të numrit të madh të automjeteve në gjendje teknike jashtë normave të kërkuara.

“Sipas vëzhgimeve sistematike në rajonin tonë janë vërejtur një numër i madh i automjeteve për bartjen e mallrave dhe njerëzve se gjendja teknike është jashtë normave të kërkuara. NJRKRR së bashku me Ministrinë e Infrastrukturës ka organizuar planin operativ kontroll i shtuar për kategoritë e lartëcekura”, tha Gashi.

Ai ka sqaruar se çfarë ndodh me automjetet të cilat nuk janë në gjendje të rregullt teknike.

“Veprimtaria jonë do të jetë identifikimi i këtyre mjeteve dhe dërgimi i tyre në kontroll të jashtëzakonshme, si dhe  largimi i tyre nga komunikacioni  nëse këto mjete nuk i plotësojnë kushtet për qarkullim në rrugë deri tek eliminimi i parregullsive”, u shpreh Gashi.

Ai sqaroi se pas përfundimit të planit operativ do të bëhet një rishikim i gjendjes në teren dhe një gjë e tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Sa i përket gjendjes teknike këtu përfshihen  gjendja e sistemit të frenimit, drejtimit pleumatik dhe gjendjes teknike sipas parashikimeve ligjore” tha Gashi.

KALLXO.com ka shkruar edhe për planin e policisë për kalimin e semaforit në dritën e kuqe.

http://kallxo.com/plani-ri-police-civile-afer-semaforeve-neper-prishtine/

29 Janar 2018 - 18:14

Afërdita Fejzullahu 29/01/2018 - 18:14
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend