Policia Konfiskon Thasë me Narkotik në Pejë

Policia kishte marrë një informacion se disa persona në Pejë po merren me trafikim të narkotikëve.

Pas hetimit që zgjati më shumë se një muaj, Policia me urdhër të gjykatës kompetente e lokalizoi dhe kontrolloi një lokacion ku besohej se kishte narkotik.

Në pamjet e shfaqura mund të shihni se lëndët narkotike ishin të vendosura në një bodrum, në thasë të bardhë dhe në qese najloni.

Po ashtu, mund të shihni se përveç lëndëve narkotike ka pasur edhe pajisje të cilat mundësojnë përpunimin dhe matjen e narkotikëve.

Sasia e narkotikëve dhe gjësendet e tjera të gjetura u konfiskuan nga Policia.

Në këtë aksion nuk u kuptua nëse u arrestuar ndonjë i dyshuar.