Foto: Ilustrim/ Flickr

Policia Konfiskon Dronin që Xhironte Ndërtesën e Qeverisë

Policia e Kosovës ka konfiskuar të enjten një dron dhe ka arrestuar një person që e dirigjonte atë në sheshin qendror të Prishtinës “Ibrahim Rugova”.

Në raportin ditor të policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 13:20 kur një person, pa lejen përkatëse, ka incizuar hapësirën ajrore me një dron rreth sheshit dhe ndërtesës së qeverisë së Kosovës.

Rasti është proceduar si “rrezikim i sigurisë së aviacionit civil”. Droni është konfiskuar me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar ndërsa rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.