Foto-ilustrim

Policia Konfiskon Arsenal Armësh në Han të Elezit

37 vjeçi me inicialet A. V është arrestuar nën dyshimin për posedim të armëve të paautorizuara.

Sipas njoftimit të policisë së Rajonit të Ferizajt, hetuesit policorë nga Hani i Elezit, në bashkëpunim me njësitet tjera relevante kanë gjetur dhe konfiskuar një sasi armësh te i dyshuari.

Policia njofton gjetjen dhe konfiskimin e një kallashnikovi, dy pushkëve të gjata, një arme të gjuetisë, 14 minave befasuese kundër këmbësorëve.

Janë zbuluar dhe konfiskuar nga policia edhe 13 granata dore, 30 karikatorë të zbrazëta, 2472 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 2 palë dylbi, tri thika dhe një boks hekuri.

Prokurori i shtetit të dyshuarit ia ka caktuar ndalimin policor prej 48 orësh.

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste tjera të konfiskimit të armëve.