Agron Mustafa | Foto: Facebook

Policia Konfirmon Incidentin ku u Përfshi Agron Mustafa

Policia tregoi se si ndodhi një rrahje sot në Prishtinë, në të cilën ishte i përfshirë edhe drejtori i Telekomit Agron Mustafa,

“Rreth orës 13:00 në Rrugën ‘Enver Zymberi’ kemi pranuar informatën per nje rrahje”, tha zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës Florie Ahmeti-Haziraj për KALLXO.com.

Ahmeti tregoi se të prfshirë në këtë incident ishin katër persona, dy nga të cilët, sipas saj, u lënduan. .

“Të përfshirë kanë qenë katër persona, dy prej të cilëve kanë pësuar lëndime trupore. Lidhur me rastin në fjalë personat e përfshirë në rast janë shoqëruar në stacion policor për intervistim”, tha Florie Ahmeti-Haziraj.

KALLXO.com shkroi sot për pretendimet e Agron Mustafës se është sulmuar në Prishtinë.

http://kallxo.com/sulmohet-agron-mustafa/