Policia Konfirmon Gjashtë Raste të 'Balenës Blu'

“Pas sensibilizimit të opinionit të realizuar dje nga Policia e Kosovë, lidhur me lojën “Balena Blu” vetëm gjatë ditës së sotme janë lajmëruar gjashtë raste në kuadër të stacioneve policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë”, thuhet në komunikatën e policisë.

Komunikata konfirmon se njëra nga viktimat ka gërvishtje të dorës.

Vajza, sipas njoftimit të policisë, ka deklaruar se njeh edhe fëmijë tjerë që kanë njohuri për këtë lojë, apo edhe të jenë duke luajtur këtë lojë.

“Me qëllim të trajtimit dhe parandalimit të rasteve të tilla apo të ndonjë fatkeqësie, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë prindërit dhe personat përgjegjës që të kenë një kujdes dhe kontroll më të shtuar ndaj fëmijëve gjatë përdorimit të internetit apo rrjeteve sociale”, thuhet në komunikatën e policisë.

 

http://kallxo.com/balena-blu-hapet-rasti-pare-ne-prishtine/