Pamje nga Peja

Policia Kërkon Pronarin e Parave të Humbura

Policia e Kosovës njofton se më 18 dhjetor rreth orës 16:25, një qytetar ka lajmëruar në polici se në qendrën tregtare ”Meto Bajraktari” në Pejë, kishte gjetur një kartëmonedhë.

Kartëmonedhën qytetari e ka dorëzuar në Policinë e Pejës.

Sektori  i hetimeve ka siguruar incizimet nga kamerat e sigurisë  së  qendrës tregtare “Meto Bajraktari”, ish “Shtëpia e Mallrave“  dhe në incizime vërehet kur një personi të gjinisë mashkullore nga portofoli në dysheme i bie  kartëmonedha.

Policia kërkon që personi që i humbën paratë të paraqitet në Stacionin Policor të Pejës për të marrë kartëmonedhën që i ra.

“Me qëllim që  personit në fjalë t‘i kthehen paratë e humbura, kërkojmë  që përmes mjeteve elektronike dhe të shkruara të informohet opinioni lidhur me çështjen dhe të paraqitet pranë këtij stacioni policor për t’i marrë paratë e humbura me datën e cekur më lartë“, thuhet në njoftimin e policisë.