Policia e Trafikut - Foto: KALLXO.com

Policia Kërkon Kujdes në Komunikacion

Policia e Kosovës kërkoi sot që pjesëmarrësit në komunikacion të kenë kujdes të shtuar që të shmangen aksidentet.

“Policia e Kosovës me qëllim të reduktimit të aksidenteve në trafikun rrugor apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti drejtuesit e automjeteve, që të jenë të kujdesshëm dhe sa më vigjilentë gjatë drejtimit të automjeteve të tyre”, thuhet në apelin e policisë.

Policia tregon se vëmendjen e shtuar po e kërkon për shkak të kushteve atmosferike në këtë kohë dimri.

“Vëmendje kërkohet, posaçërisht në këtë periudhë kur kanë filluar ndryshimet atmosferike dhe mund te kete kufizim të dukshmërisë dhe paraqitje të ngricave, rrugët bëhen më të rrëshqitshme dhe qarkullimi nëpër rrugë vështirësohet”, thuhet më tutje në komunikatën e policisë.

Policia në fund tregon se do të ndëshkojë ata pjesëmarrës në komunikacion që i kap duke shkelur rregullat e trafikut, në mënyrë që të parandalohen aksidentet-sidomos ato me fatalitet.

Dje KALLXO.com shkroi për tri vdekje të të përfshirëve në dy aksidente.

http://kallxo.com/aksident-i-rende-afer-gjakoves-vdes-shoferi-dhe-nena-e-tij/

http://kallxo.com/nje-e-vdekur-ne-aksidentin-ne-magjistralen-prishtine-peje/

Policia apeloi për kujdes në trafik edhe më 9 nëntor, kur tre persona vdiqën në aksidente.

http://kallxo.com/policia-apelon-per-kujdes-pas-3-vdekjeve-ne-aksidente/

Për dy vjet e gjysmë në Kosovë 277 persona kanë vdekur në aksidente.

http://kallxo.com/per-dy-vjet-e-gjysme-277-te-vdekur-ne-aksidente/