Foto-ilustrim – Foto: Policia

Policia Kap mbi 8 Kilogramë Narkotik

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një person, në veturën e të cilit janë gjetur paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Vetura e dyshuar është ndalur mbrëmë rreth orës 20:10 nga patrullat policore të stacioneve në Klinë dhe Skenderaj.

Pastaj, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik të Pejës dhe Mitrovicës dhe është bërë shikimi, fotografimi dhe sekuestrimi i dëshmive në vendin e ngjarjes.

Pas matjes është kuptuar se pesha e substancës së dyshuar narkotike është 7 kg e 914g.

Lidhur me rastin është informuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore Mitrovicë dhe me vendim të lëshuar nga i njëjti, të dyshuarit R.D. lindur më 1987, i caktohet masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

Dëshmitë e sekuestruara me këtë rast janë një veturë “Golf IV” me targa vendore, substance e dyshuar narkotike me peshë 7,912 gram dhe një telefon.

Në vazhdimësi të hetimit të rastit, sot Policia, me urdhëresë nga gjyqtari i procedurës paraprake dhe në koordinim me prokurorin e rastit, ka kontrolluar shtëpinë dhe lokalet e të dyshuarit R.D,  në Mitrovicë, ku është gjetur edhe një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike-marihuanë me peshë prej 404.5 gramë.

Sasia e përgjithshme e substancës narkotike të gjetur dhe konfiskuar është: 8 kg e 318,5g, njofton Policia përmes një komunikate.