Enver Hasani

Policia Kallëzim Penal Ndaj Enver Hasanit

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka pranuar kallëzim penal ndaj ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasanit.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka.

“Prokuroria ka pranuar kallëzim penal ndaj personit në fjalë para disa ditëve. I njëjti dyshohet për veprën penale lajmërimi apo kallëzimi i rremë nga neni 390 i Kodit Penal”, bëri të ditur kryeprokurori Beka.

Beka ka sqaruar se kallëzimi është dorëzuar nga Njësia e Krimeve Ekonomike.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese.

Enver Hasani ka lënë të nënkuptohet se kallëzimi penal ka të bëjë me “konfliktin” e tij me Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezin.

“Raporti- hulumtimi është vërtetuar që dosja bazë e Lumezit është 100% false. Nuk ka asnjë rast në Europë që një funksionar publik të ketë certifikatë valide kurse dosjen bazë ta ketë komplet të falsifikuar. Para dy vitesh e gjysmë në një letër të hapur i kam thënë Lumezit se je ‘Hoshtapler’. Kjo fjalë gjermane përdoret për njerëz që duan të tregojnë në publik diçka që nuk janë”, ka thënë Enver Hasani për KALLXO.com.

“Rrugaçëri ordinere që orkestrohet nga Hashim Thaçi, që ekzekutohet përmes Lumezit dhe njerëzve të policisë. Nuk është hera e parë që akuzohem me të padrejtë”, shtoi ai.

Në intervistën për emisionin “Jeta në Kosovë”, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, në dhjetor të vitit 2017, kishte folur edhe për hetimet që ishin zhvilluar rreth dosjes së provimit të jurisprudencës, të cilin, sipas Enver Hasanit, kryeprokurori nuk e kishte kryer.

Lumezi tha në intervistë se Enver Hasani me një rreth të tij ishin munduar ta diskreditojnë dhe shantazhojnë