Policia Jep Detaje për Vrasjen e Ivanoviqit

Policia e Kosovës ka njoftuar në detaje për vrasjen e sotme të politikanit serb, Oliver Ivanoviqit.

Sipas policisë ‘rreth orës 08:10 min, në rrugën “Sutjeska” persona deri më tani të panjohur kanë shtënë në drejtim të Oliver Ivanovic, i cili fillimisht është plagosur në afërsi të zyrës së tij të punës.

Vdekja e Ivanoviqit është regjistruar në spital ku ishte dërguar për reanimim.

Policia njofton se rreth orës 09:15min, në rrugën “Vojvode Putnika” në veri të Mitrovicës, është lokalizuar një veturë private e markës “Opel Astra”, pa targa të regjistrimit, të cilës paraprakisht i ishte vënë zjarri, ndërsa Policia dyshon se mund të jetë e lidhur me rastin e vrasjes.

KALLXO.com ka raportuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

http://kallxo.com/zyrtare-vdes-oliver-ivanoviq/