Policia Jep Detaje për Vetëvrasjen në Gjakovë

Në raportin 24 orësh policia ka dhënë detaje për personin që dyshohet se dje qëlloi veten.

Policia njofton se një person ka vdekur dje paradite në Spitalin e Gjakovës, ndërsa “dyshohet që ka qëlluar vetën në kokë me një pistoletë”.

Policia më tutje duke folur për rastin e mbrëmshëm tregon se në vend të ngjarjes “është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një gëzhojë”.

Policia bën me dije se “viktima para se të kryente aktin, i kishte dërguar një SMS lamtumire gruas së tij”.

Sipas policisë trupi i pajetë është dërguar për t’ia kryer autopsinë.

KALLXO.com shkroi për vetëvrasjen e djeshme në Gjakovë.

ETIKETA

10 Mars 2018 - 16:12

Bekim Muhaxheri 10/03/2018 - 16:12
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend