Policia e Kosovës. Ilustrimi: Kallxo.com

Policia Jep Detaje për Rastin e Rrëmbimit të Fëmijës në Shtime

Policia e Kosovës bën të ditur se i mituri E.T., i rrëmbyer mbrëmë në Shtime është paraqitur mbrëmë në mesnatë në stacionin policor në Ferizaj. Policia e rajonit të Ferizajt bëri të ditur se viktima është në gjendje të mirë shëndetësore.

Agim Gashi, zëdhënës i policisë rajonale në Ferizaj tha se organet e rendit kanë ndërmarrë të gjitha masat pas informatës për kidnapimin e fëmijës mbrëmë ndërsa vetë fëmija ishte paraqitur në polici sotpas mesnatës.

Gashi tha se gjendja shëndetësore e fëmijës ka qenë e mirë.

Ai tha se policia po vazhdon hetimet për ta zbardhur rastin.