Plagosja e sotme në Prishtinë | Foto: KALLXO.com

Policia Jep Detaje për Plagosjen në Prishtinë

Policia është duke ndërmarrë veprime për ndriçimin e rrethanave të plagosjes së një personi mbrëmjen e sotme në Prishtinë.

Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës tregoi për KALLXO.com se informatën për këtë plagosje forcat e rendit e morën në orën 19 e 45 minuta të ditës së sotme.

“Deri më tani është konfirmuar një person i plagosur nga arma e zjarrit. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, tha Borovci.

Për këtë plagosje shkroi KALLXO.com pak çaste pasi ajo ndodhi.

http://kallxo.com/plagosje-afer-aak-se/