FOTO: ILUSTRIM

Policia Jep Detaje për Aksidentin në ‘Rrugën B’

Policia ka dhënë detaje për aksidentin që ndodhi sonte në “Rrugën B”, në Prishtinë, në të cilin siç raportoi KALLXO.com më herët u përfshinë katër vetura.

Sipas Policisë, në këtë aksident të rëndë komunikacioni janë 6 persona të lënduar.

“Janë 6 të lënduar në aksident. Por, sipas mjekëve të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën”, tha për KALLXO.com komandanti i Trafikut Regjional të Prishtinës, Milaim Fejzullahu.

Sipas majorit Fejzullahu, mosha e të lënduarve është ndërmjet 20 e 60 vjeç.

“Aksidenti dyshohet se ka ndodhur pasi njëri nga automjetet duke lëvizur nga Bregu i Diellit në drejtim të Qendrës ka humbur kontrollin dhe ka goditur automjetin para tij dhe si pasojë janë përfshirë edhe dy automjete të tjera”, shtoi komandanti i Trafikut regjional.

http://kallxo.com/aksident-i-rende-ne-rrugen-b-ne-prishtine-disa-te-lenduar/

KALLXO.com ofroi fotografi ekskluzive nga vendi i ngjarjes.

Aksidenti në Rrugën B – Foto: KALLXO.com