Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Policia Interviston Dy Kryesues të Vendvotimeve

Policia e Kosovës është duke i intervistuar dy kryesues të vendvotimeve në Mitrovicë. Njëri është nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe tjetri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Drejtori i shkollës “Avdullah Shabani” në Mitrovicë, Haki Shyti ka thënë për KALLXO.com se personat që janë intervistuar nga policia janë kryesues të vendvotimeve 13 dhe 16.

Kryesuesi i vendvotimit 13 R.P është nga AAK-ja, ndërsa kryesuesi i vendvotimit 16, V.P nga LDK-ja. Drejtori i shkollës, ka thënë se intervenimi i policisë ka ardhur për shkak se nuk është përputhur numri i fletëvotimeve me nënshkrimin e votuesve.

Zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti ka thënë se Policia e Kosovës është duke vepruar në koordinim me prokurorin dhe se rasti është

KALLXO.com ka kontaktuar me prokuroren Fetije Shala, e cila e ka konfirmuar që komisionarëve janë duke ju marr deklaratat dhe se rasti ende është nën-hetime.