Arrestimi i një të dyshuari- Foto: KALLXO.com

Policia Identifikon Dy Viktima të Trafikimit

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikim me Qenie Njerëzore, NJHTQNJ-Prishtinë, njofton se pas një hetimi disamujor ka arrestuar tre persona nën dyshimin  e bazuar për kryerjen e veprave penale ‘trafikim me njerëz’ dhe ‘shërbime seksuale të trafikimit’.

Të arrestuar janë: F.P. (femër, viti i lindjes 1988), L.K. (mashkull, i lindur më 1989), dhe K.R. (mashkull, i lindur më 1990).

Sipas njoftimit të Policisë, e arrestuara dyshohet të ketë kryer veprën penale trafikim me njerëz, kurse dy të arrestuarit dyshohet ta kenë kryer veprën penale shërbime seksuale të trafikimit.

Me këtë rast janë identifikuar edhe dy viktima të trafikimit, të cilat pas intervistimit janë trajtuar në bazë të procedurave të parapara për viktimat e trafikimit.

Lidhur me rastin me vendim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë.