Policia e trafikut. Foto: Kallxo.com

Policia Hap Konkurs Për Pjesëtarë Të Rinj

Policia e Kosovës ka hapur sot konkurs për pranimin  e pjestarëve të rinjë.

Kushtet për pranim si pjestarë i Policisë së Kosovës janë: të jetë shtetas i Republikës së Kosovës, të jetë i moshës 18-30 vjeçar, të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm, të jetë në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionale, të mos jetë i dënuar për ndonjë vepër penale, të mos posedojë në vend të dukshëm tatuazh (fytyrë, qafë, duar), të ketë integritet personal dhe vlera të larta etike.

Sipas njoftimit të policisë, kandidatët në këtë konkurs do ti nënshtrohen testit me shkrim, testi i aftësive fizike, intervista, testi psikologjik. kontrollimi mjekësor, verifikimi i të kaluarës.

Dokumentet e nevojshme për këtë konkurs janë kopja e diplomës për arsimin e mesëm të lartë ose certifikata, ndërsa kandidatët që kanë përfunduar shkollimin jashtë vendit kopja e diplomës ose e certifikatës e nostrifikuar, dëshmi për kualifikime tjera, certifiakta e lindjes, ose ekstrakt nga Regjistri Qendror i Gjendjes Civile( të nxjerret pas datës së shpalljes së konkursit) , vërtetimi nga gjykata që nuk është i dënuar dhe që nuk është nën hetime( të nxjerret pas datës së shpalljes së konkursit), kopje të letërnjoftimit ose pasaportës –valide, një fotografi të formatit (5 x 5).

Sipas njoftimit të PK-së, formularët për aplikim mund të merren në zyrat e personelit të drejtorive rajonale, në stacionet policore, ose të tërhiqen nga web faqja e PK-së: www.kosovopolice.com.

Aplikacionet dorëzohen personalisht në zyrën e personelit pranë drejtorive rajonale në Prishtinë, Mitrovicë e jugut, Pejë, Prizren, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë e veriut dhe Gjakovë, çdo ditë pune prej orës 09:00-15:00.

Konkursi do të jetë i hapur nga sot e deri me datën 10/05/2018.