Arkiva - Foto: KALLXO.com

Policia Gjen një Kalashnikov, Arreston dy Persona

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në rajonin e Prizrenit pasi një kontroll në veturën e tyre rezultoi me gjetjen e një arme automatike dhe një kallashnikovi.

Sipas policisë rajonale në Prizren, sot në orën 02:45 të mëngjesit, një patrullë policore e ka ndaluar një automjet të llojit Golf 5 në të cilin ndodheshin dy persona.

“Gjatë kontrollit të dokumentacionit policët kanë vërejtur sjellje të dyshimta të personave të ndaluar gjë që ka nxitur dyshime për një kontroll të automjetit. Gjatë kontrollit, nën ulësen e pasagjerit është gjetur një kallashnikov me 19 fishekë”, thuhet në komunikatën e policisë.

Arma e gjetur është konfiskuar si provë materiale ndërsa hetuesit policorë po punojnë për të zbardhur rrethanat e rastit dhe për t’i dhënë përgjigje pyetjes se ç farë po planifikonin këta të dyshuar të armatosur pas mesnate, thuhet në komunikatë.