Foto: Ilustrim

Policia Gjen 82 Kilogramë Drogë në Tavan të Shtëpisë në Mitrovicë të Veriut

Policia e Kosovës njofton se dje ka konfiskuar afër 82 kilogram drogë në Mitrovicën e Veriut, në një shtëpi të një serbi.

“Dje me datë 28.02.2018, gjatë punëve intensive policore operacionale dhe hetimore Policia e Kosovës ka arritur të marrë informata relevante se në fshatin Suhodoll, në një shtëpi të një personi mashkull kosovar/serb gjendet sasi e substancës se dyshuar si drogë. Policia me njësitet relevante, asistuar edhe nga stacioni policor Mitrovicë veri, sipas procedurave ka ndërmarr veprimet e nevojshme dhe pas realizimit të kontrollit, në tavanin e shtëpisë së lartcekur janë gjetur dhe konfiskuar 27 pako që dyshohet se janë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, të destinuara për shitje, dhe pesha totale ka rezultuar; 81 kg. e 825 g. (afër 82 kg)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu bëhet e ditur se lidhur me rastin janë njoftuar edhe prokurori kompetent për veprime të tjera sipas procedurave ligjore.

KALLXO.com ka raportuar dje ekskluzivisht për këtë operacion.

http://kallxo.com/sasi-rekorde-e-droges-konfiskohet-ne-veriun-e-mitrovices/