Foto- rtv21

Policia Franceze Vret Rrëmbyesin Terrorist

Një sulmues besohet të ketë vrarë tre persona gjatë një pengmarrjeje në një supermarket në Trebe, në jug të Francës.

Autoritetet kanë thënë se situata e pangmarrjes ka të ngjarë të jetë “akt terrorist” pasi që sulmuesi pretendon ti përket Shtetit Islamik.

Ministri i Brendshëm francez, Gerard Collomb tha se rrëmbyesi, i cili u vra sot në qytetin Treb në jug të Francës, ka vrarë dy persona dhe ka plagosur disa të tjerë.

Përfaqësuesi rajonal i Bashkësisë policore franceze, Bruno Bartoseti ka thënë për media se rrëmbyesi ishte i njohur më parë për policinë dhe ka origjinë marokene, i cili paraprakisht kishte qëlluar në kokë një qytetar në Carcasson.

Shteti Islamik nëpërmjet një komunikate të postuar në internet, mori përgjegjësinë për vrasjen e tre personave në qytetet franceze Carcasson dhe Treb. Reuters shkruan se personi i armatosur e mori në fillim një automjet, duke shtënë ndaj policisë dhe më pas rrëmbeu pengjet në supermarket, duke bërtitur “Alahu Akbar”.

Rrëmbyesi i cili është qëlluar për vdekje nga forcat policore franceze, kërkonte lirimin e Salah Abdeslamit, të dyshuarit të vetëm të mbijetuar nga sulmet e 13 nëntorit të vitit 2015 në Paris, ku mbetën të vrarë 130 persona.