Policia Flet për Arrestimin e të Dyshuarit për Vjedhje të Parave në Kishë

Policia në rajonin e Gjakovës konfirmoi për KALLXO.com arrestimin e një të dyshuari për vjedhje në Kishën Katolike të Novosellës, një fshat në komunëne Gjakovës.

Zëdhënësja e policisë në rajonin e Gjakovës, Lirie Podrimaj, tha se policia ka marrë informatën për vjedhjen në kishë më 3 prill.

“Më 03.04.2018 në ora 09:00 stacioni policor në Gjakovë ështê informuar për një rast vjedhje në Kishë në fshatin Novosellë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha masat e duhura”, tha zëdhënësja Podrimaj.

Ajo shtoise nga deklarata e ankuesit, Policia ka kuptuar se persona të panjohur kishin depërtuar në pjesën e pasme të objektit dhe kishin vjedhur një shumë të madhe parash e më pas kishin ikur në drejtim të panjohur.

“Sektori i hetimeve nga stacioni policor në Gjakovë ka punuar intensivisht në zbardhjen e këtij rasti dhe sot me datë 13.04.2018 në ora 12:00 kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar I.L kosovar/shqiptar i lindur 1983 nga komuna e Gjakovës. Personi i dyshuar është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe i njëjti me urdhër të prokurorit të shtetit po mbahet në ndalim policor dhe ndaj tij ushtrohet kallëzim penal policor”, tha Podrimaj për KALLXO.com.

http://kallxo.com/arrestohet-i-dyshuari-per-vjedhje-ne-kishen-e-novoselles/

13 Prill 2018 - 22:38

Adelina Ahmeti 13/04/2018 - 22:38
NDËRVEPRIMI0

KRYESORE

Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend