Foto: Ilustrim

Policia e Tiranës Arreston Disa të Dyshuar për Vjedhje

Policia e Tiranës pas një pune hetimore ka bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të autorësisë për 6 raste të vjedhjes së banesave dhe të pronës, raste këto të ndodhura muajt e fundit.

Si rezultat janë kapur dhe ndaluar shtetasit: S.D., A.Sh., dhe F.Z.

Gjithashtu në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr. 3 Tiranë, më 06.11.2017, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit V.A., pasi u kap në flagrancë me një sasi lënde narkotike.

Personat e lartpërmendur u ndaluan pasi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur banesat e personave Xh. Sh., dhe S.N., banues në Bathore, ku kanë vjedhur, një televizor, një shumë lekësh, vegla bujqësore dhe ndërtimi.

Po ashtu, Policia e Shtetit dyshon se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë autorë të vjedhjes në një servis, në një banesë, të një baterie (ku kanë këputur kabllot e kabinës në pronësi të një kompanie celulare), dhe vjedhjes në një banesë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një pjesë e sendeve të vjedhura dhe se po vijon puna për gjetjen dhe sekuestrimin edhe të sendeve të tjera te vjedhura në këto objekte.

Materialet do t’i kalohen për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vjedhje e kryer ne bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.