Policia e Rajonit të Prishtinës Pjesë e Konferencës në Lisbonë

Policia e Rajonit të Prishtinës mori pjesë në konferencën e 39 të policive të kryeqyteteve evropiane.

Në këtë konferencë ka marrë pjesë edhe Drejtori i Policisë së Rajonit të Prishtinës, Rexhep Sijarina.

Prishtina në këtë konferencë po merr pjesë për të dytën herë.

Sipas njoftimit të policisë, temat kyçe të diskutimit në këtë konferencë ishin bashkëpunimi policor si dhe shkëmbimi i eksperiencave policore me kryeqytetet evropiane me qëllim të gjetjes së  mjeteve dhe metodave si dhe ndërmarrjen e masave të cilat do të ishin në funksion të koordinimit dhe ngritjes së kualitetit të bashkëpunimit në mes policive te kryeqyteteve evropiane ne parandalimin dhe luftimin e dukurive negative me theks të veçantë terrorizmin.

“Përveç 45 shefave të policisë të kryeqyteteve të shteteve evropiane pjesëmarrës në këtë konferencë kanë qenë edhe drejtues të lartë të agjencive të tjera të përfshira në zbatimin e ligjit”, thuhet në njoftim.