Policia e Kosovës. Ilustrimi: Kallxo.com

Policia e Gjen Armën e Vjedhur të Deputetit Andin Hoti

Policia e rajonit të Prizrenit ka njoftuar se është gjetur dhe konfiskuar pistoleta e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Andin Hoti.

Sipas njoftimit policia ka marrë informacion se në një veturë të tipit Audi ka armë ilegale.

Nga ky informacion policia ka ndalur veturën dhe e ka konfiskuar armën e deputetit të PDK-së, Andin Hotit.

“Rreth orës 15:30 minuta, në fshatin Vraniq të Suharekës nga hetuesit policorë është ndaluar vetura e dyshuar dhe gjatë kontrollit të dy personave është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e cila besohet të jetë e një deputeti dhe e cila ishte raportuar të jetë vjedhur nga një automjet në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më tutje thuhet se një person është arrestuar nga një fshat i Suharekës sepse dyshohet se arma i është shitur personave të tretë.