Marsh në mbështetje të komunitetit LGBT në Prishtinë. Foto: CEL

Policia e Gatshme për Paradën e Krenarisë

Nesër në Prishtinë komuniteti LGBT dhe përkrahësit do të organizojnë Paradën e parë të Krenarisë në Kosovë.

NDËRLIDHUR

Me rastin e kësaj parade, Policia e Kosovës ka hartuar planin operativ në të cilin ka bashkërenduar dhe ka inkorporuar të gjitha veprimet operative që do të ndërmerren me qëllim të monitorimit të sigurisë së mbarëvajtjes së kësaj ngjarjeje.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë për KALLXO.com se Policia merr në konsideratë gjithçka që mund të ndërlidhet me ndonjë situatë të caktuar dhe veçmas kur ka organizime ngjarjesh dhe manifestime të çfarëdo lloji.

“Vlerësuar rrethanat që karakterizojnë këtë manifestim, Policia ka hartuar planin e saj operativ në të cilin ka bashkërenduar dhe ka inkorporuar të gjitha veprimet operative që do të ndërmerren me qëllim të monitorimit dhe sigurimit të mbarëvajtjes së kësaj ngjarjeje”, tha Borovci.

Sipas Borovcit, Policia e Kosovës është e përkushtuar që të sigurojë me rigorozitet të gjitha organizimet e lejuara si dhe të parandalojë çdo veprim nga kushdo qoftë i cili do të kishte tendenca të mohimit të lirive dhe të drejtave të individit.

Ndryshe, disa organizata kanë paralajmëruar ditë më parë për mbajtjen e Paradës së parë të Krenarisë në Prishtinë për më 10 tetor.

Ndërsa, në ngjarjen që shënonte hapjen e Javës së Krenarisë, kryeministri Ramush Haradinaj u zotua se institucionet do të mbrojnë të drejtat e komunitetit LGBTI.

http://kallxo.com/haradinaj-kosova-e-gatshme-te-respektoje-komunitetin-lgbti/

09 Tetor 2017 - 17:00

Adelina Ahmeti 09/10/2017 - 17:00
NDËRVEPRIMI212

Policia e Gatshme për Paradën e Krenarisë

by Adelina Ahmeti
NA NDIQNI

Send this to a friend