Arrestim i një të dyshuari - Foto: Ilustrim

Policia Arreston të Dyshuarit për Vjedhje

Policia e Kosovës bën të ditur se sot kishte pranuar informacion se një automjet i dyshimtë ishte parkuar  afër një punishteje të ndërtimtarisë në  fshatin Dobrushë të Komunës së Istogut.

Policia njofton se pasi kishte dalë në vend të ngjarjes, i dyshuari A.K kishte ikur por më pas ishte arrestuar.

Sipas komunikatës, A. K.  pranoi se afër vendit ku dyshohet se ndodhi vjedhja ishte së bashku me të dyshuarin tjetër  A. N.

Edhe A.N raportohet se me pas është arrestuar nga Policia e Kosovës.

“Të dyshuarit gjatë intervistimit në prani të avokatit mbrojtës kanë pranuar se kanë vjedhur material ndërtimor në vlerë 5000- euro ( pesë mijë euro), në vendpunishten e ankuesit H.Z. ku i njëjti e kishte raportuar të vjedhur materialin ndërtimor”, thuhet në komunikatën e policisë.

Policia bën me dije se të arestuarit materialin e vjedhur e kishin dërguar në Rahovec.

“Gjatë hetimeve është kuptuar se të dyshuarit materialin e vjedhur e ndërtimor e kishin dërguar në Rahovec në depon e të dyshuarit A. K.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Për rastin në fjalë bëhet e ditur së është njoftuar edhe prokurori i shtetit i cili ka kërkuar që bashkë me ankuesin të shkohet në depon e të dyshuarit që të konfiskohet materiali i vjedhur.

Bëhet e ditur së materiali i vjedhur i është kthyer ankuesit, kurse dy të dyshuarit janë dërguar në ndalim policor.