Drejtësia kosovare nuk ka bërë dallim mes të të zhgënjyerve që pretendojnë se kishin mbetur peng të ISIS dhe të dyshuarve më të rrezikshëm, duke i ndjekur ligjërisht pavarësisht rrethanave | Foto: KALLXO.com

Policia Arreston të Akuzuarin për Terrorizëm

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë në Aeroportin e Prishtinës të akuzuarin për terrorizëm, Leonis Frangu.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha e konfirmoi për KALLXO.com arrestimin e Frangut.

“Mund të ju konfirmojmë se bazuar ne urdhër arrestin e lëshuar nga Gjykata kompetente, mbrëmë në Aeroport (në ardhje), është arrestuar një person i cili pastaj sipas procedurave është dërguar ne paraburgim për 48 orë”, tha Hoxha.

Leonis Frangu akuzohet për pjesëmarrje dhe organizim të grupeve terroriste.

KALLXO.com ka përcjellë seancat e gjykimit të Leonis Frangut.

http://kallxo.com/akuzuari-per-terrorizem-nuk-pranon-fajesine-2/

Deri tani është mbajtur vetëm dy seanca, ajo fillestare dhe shqyrtimi i dytë.