Policia Arreston Personin që Dyshohet se Shtiu me Armë

Në vendin e ngjarjes, Policia gjeti një gëzhojë. Ndërsa, vëllai i të dyshuarit tregoi se ku gjendet arma.

Në kuadër të rubrikës “Policia” të emisionit “Drejtësia në Kosovë” u transmetuan pamje nga aksioni policor në Pejë, ku Policia ka arritur ta arrestojë një person dhe të konfiskojë një armë.

NDËRLIDHUR

Policia kishte marrë informacion se në rr. “Adem Gjuka” ka pasur të shtëna me armë.

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes Policia ka hasur në një gëzhojë në shkallët para shtëpisë.

Në pamjet e shfaqura mund të shihni edhe bastisjen në shtëpinë e të dyshuarit. Policia ka arritur që ta arrestojë të dyshuarin, i cili sipas policisë kishte qenë në gjendje të dehur.

I dyshuari është pyetur në lidhje me armën por ai nuk ka pranuar se posedon armë.  Ndërsa, vëllai i të dyshuarit i ka treguar Policisë vendndodhjen e armës.

Arma është konfiskuar ndërsa personi i arrestuar është dërguar në stacionin policor.

Ndërsa, në emisionin “Drejtësia në Kosovë“ u trajtua rasti i ish-ushtarit të UÇK-së, Remzi Shala, i cili nga një familje nga Duhla e Suharekës po akuzohet se e rrëmbeu familjarin e tyre, i cili pak ditë më vonë u gjet i vdekur.

http://kallxo.com/dnk/akuza-ndaj-ish-ushtarit-te-uck-se/

29 Janar 2017 - 22:49

Adelina Ahmeti 29/01/2017 - 22:49
NDËRVEPRIMI0

Policia Arreston Personin që Dyshohet se Shtiu me Armë

by Adelina Ahmeti
NA NDIQNI

Send this to a friend