FOTO ILUSTRIM

Policia Arreston një Person për Disa Vjedhje në Gjilan

Një muaj më parë, një grua kishte raportuar se disa persona të panjohur pasi e kanë hapur me forcë derën e hyrjes se shtëpisë se fqinjit të saj për të cilën ajo kujdesej, nga dhoma e ditës kanë vjedhur një televizor në vlerë të konsiderueshme, njofton policia në Gjilan.

Pas marrjes së informacionit njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë ekzaminimin e tij.

Hetuesit e stacionit policor të Gjilanit në orët e vona të mbrëmjes së kaluar kanë marrë informacion për vendndodhjen e një personi, i cili sipas policisë dyshohet për disa raste të vjedhjeve të rënda.

Pas lokalizimit të vendndodhjes së të dyshuarit, 34 vjeçi me inicialet B. K. gjatë arrestimit ka rezistuar duke e lënduar njërin nga zyrtarët policor që më pas ka kërkuar ndihmën e mjekut.

I  dyshuarin edhe për kundër rezistencës dhe pengimit fizik ka arritur të futet nën kontroll dhe është arrestuar nga zyrtarët policor të rajonit të Gjilanit.

I dyshuari ne stacion policor është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, ku janë gjetur fakte të qëndrueshme se është i involvuar në veprën e cekur  ma lart. Po ashtu besohet të jetë i involvuar edhe në së paku  gjashtë raste tjera  të vjedhjeve të rënda në disa shtëpi në qytetin e Gjilanit dhe rrethinë.

Po ashtu gjatë verifikimit është gjetur se ndaj të njëjtit ekziston edhe  një urdhëresë prej një viti e gjysmë  burg efektiv të lëshuar nga Gjykata Themelore e Gjilanit.

Rastet e kompletuara veç e veç të 34 vjeçit do të dërgohen në Prokurorinë për Krime të Rënda .

Me vendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

KALLXO.com ka shkruar për raste të shumta të vjedhjeve të cilat kanë ndodhur në Kosovë.

http://kallxo.com/arrestohen-hajnat-malli-vjedhur-u-kthehet-pronareve/

http://kallxo.com/arrestohet-duke-tentuar-te-vidhte-ne-nje-shtepi/

http://kallxo.com/vjedh-nje-makine-aksidentohet-te/

Javë më parë në emisionin “Drejtësia në Kosovë “ u shfaq aksioni policor në Pejë, ku policia iu përgjigj një vjedhjeje e cila kishte ndodhur në një lagje të Pejës.

http://kallxo.com/aksioni-policia-pergjigjet-rastit-te-vjedhjes-ne-peje/