Policia Arreston një Grua për Mashtrim e Shantazh

Në Suharekë gjatë ditës së djeshme është arrestuar një grua pasi është kapur në flagrancë nga policia duke marrë një shumë parash nga një grua tjetër.

Shumën e parave sipas policisë e dyshuara e ka kërkuar me qëllim të mospublikimit të disa fotografive komprometuese të viktimës në rrjete social.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rastin, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarës i është caktuar ndalimi policor.

KALLXO.com shkroi edhe për arrestime tjera për shantazh të raportuara nga policia.