Ilustrim - Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Policia Arreston Katër Persona në Rastin e Vllasit

Në një njoftim të policisë thuhet se janë arrestuar katër persona të dyshuar për përgatitje të veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

“Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Rënda në mbështetje të Njësisë Speciale Operative, sot me datën 25 maj 2017, ka realizuar një operacion të gjerë policor të mbështetur edhe në urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, për urdhër kontroll në pesë lokacione të ndryshme, që përfshijnë regjionin e Prishtinës, Gjilanit dhe Ferizajt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të dyshuarit të arrestuar nga ana e policisë janë 56 vjeçi me inicialet R. S, 51 vjeçi me inicialet H. H, 59 vjeçi me inicialet B. K dhe 46 vjeçi me inicialet S. B.

KALLXO.com mëson se personat e dyshuar janë arrestuar pas hetimeve të policisë në lidhje me plagosjen e avokatit Azem Vllasi.

Pas intervistimit të personave të dyshuar, prokurori ka vendosur që dy të dyshuarit 56 vjeçi me iniciale R. S dhe 46 vjeçi me inicialet S. B të ndalen për 48 orë, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Sipas policisë gjatë kontrollit të shtëpive janë gjetur dhe sekuestruar këto dëshmi, 1 revole me karikator dhe 2 fishekë, 1 pushkë ajrore, 7 fishekë të gjuetisë, 1 shtëpizë e kompjuterit, 6 telefona celularë, disa fletore, USB, etj.

Të gjitha dëshmitë dhe provat materiale të sekuestruara do të dërgohen për ekzaminim të mëtutjeshëm.

Avokati Azem Vllasi u plagos më 13 mars në afërsi të banesës së tij.

http://kallxo.com/plagoset-avokati-azem-vllasi/

Të dyshuarve për palgosjen e tij Murat Jasharit dhe Avni Llumnicës iu caktua më pas paraburgimi.

http://kallxo.com/paraburgim-per-te-dyshuarit-per-atentatin-ndaj-azem-vllasit/