Ilustrim - Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Policia Arreston Dy Persona për Grabitje

Policia ka njoftuar se janë arrestuar dy persona për një grabitje që dyshohet se e kishin kryer më 14 janar të këtij viti në fshatin Çagllavicë.

Sipas raportit policor pas hetimeve të zhvilluara gjatë kësaj kohe janë identifikuar dhe janë arrestuar dy të dyshuar për grabitjen e armatosur.

Me tutje thuhet se janë bastisur shtëpitë e të dyshuarve me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar një shtëpizë kompjuteri, një tablet, nëntë telefona , doreza, kaçavida, dhe gjësende të ndryshme.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarve u është caktuar ndalimi policor.

KALLXO.com ka shkruar edhe më herët për grabitje tjera, ose procese gjyqësore të të akuzuarve për grabitje.