Marihuanë në Gomat e Kamionit

Në një operacion të ndërmarrë  nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Kijevë të Malishevës janë gjetur jo vetëm lëndë narkotike dhe armë, por edhe mjete tjera për përpunimin e lëndëve narkotike.

Po ashtu, gjatë operacionit të bastisjeve forcat e rendit kanë hasur edhe në keqpërdorim apo vjedhje të rrymës.

Sipas policisë, dy persona janë të dyshuar për këtë sasi narkotikësh dhe njëri besohet se ka edhe nënshtetësinë e Austrisë. I dyshuari i parë është gjetur në shtëpinë e tij, kurse të dyshuarin tjetër policia nuk ka arritur ta gjejë kur ka shkuar për t’ia bastisur shtëpinë.

Gjatë kontrollimit policia ka konfiskuar 60 kilogramë marihuanë, të vendosura në 25 paketime që ishin fshehur në goma. Gjithashtu, janë gjetur dy armë të gjuetisë së bashku me 56 fishekë si dhe janë konfiskuar edhe mjete të tjera për përpunimin dhe paketimin e substancave narkotike. [interaction id=”56c0b58a17a1f6c050925a97″]