Policia e trafikut. Foto: Kallxo.com

Polici sulmohet fizikisht në Prishtinë

Në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë- Kosovë, një person ka penguar dhe sulmuar fizikisht një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës.

Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 15, kur i dyshuari gjatë pranimit të një tikete të kundërvajtjes, ka penguar dhe sulmuar zyrtarin policor.

Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.