Foto: Ilustrim

Polici Gjuan me Armë, Pasi Qeni Endacak po Shqetësonte Kalimtarët

Sipas policisë, të shtënat erdhën pasi që polici kishte vërejtur që një qen endacak po paraqiste kërcënim për kalimtarët në sheshin afër ndërtesës së Kuvendit.

“Një polic ka shtënë me armë zjarri brenda oborrit të qeverisë së Kosovës, në drejtim të një qeni endacak i cili po paraqiste rrezik për qytetarët”, tha për KALLXO.com, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti- Haziraj.