Polici dhe 11 Vjeçarja Vdesin në Aksident Trafiku

Shirat e mbrëmshëm besohet të jenë shkaktarët e dy aksidenteve të rënda ku ka humbur jetën një vajzë 11 vjeçare dhe një punonjës i Policisë së Shtetit.

Sipas njoftimit të Policisë Shqiptare në një aksident të rëndë që ka ndodhur në  aksin Cerrik – Papër një vajzë 11 vjeçe ka vdekur pasi makina me të cilën udhëtonte u përplas anash rrugës

Policia e Elbasanit njoftoi se në fshatin Valas vetura e tipit  ” Ford”  e dretjuar nga 54 Vjeqari  A.H., ka dalë nga rruga dhe ka shtypur për vdekje  11 vjeçe banuese  në  Korçë. Shërbimet  e  policisë  ndodhen  në  vendngjarje  dhe  po  kryejnë veprimet  hetimore dhe procedurale.

Gjithnjë sipas njoftimit të policisë  në aksidentit tjetër atë në rrugën Lezhë Shkodër ka humbur jetën një punonjës i policisë.

 

 

13 Gusht 2017 - 09:38

RTV 21 13/08/2017 - 09:38
NDËRVEPRIMI0