Ilustrim: Drogë e konfiskuar në një operacion të mëhershëm - Foto: Dogana e Kosovës

Polici i Arrestuar me Drogë Del Sot Para Gjykatës

Pjesëtari i Policisë së Kosovës i arrestuar në fundjavë me mbi 10 kilogramë narkotikë, do të dalë sot para gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Mitrovicës.

Ai është njëri nga tre të arrestuarit në këtë rast, ndërsa në kallëzimin penale të cilin e ka siguruar KALLXO.com, prokurorja e rastit Zejnie Kela ka kërkuar paraburgimin e të dyshuarve.

Në bazë të kallëzimit penal, përveç dy personave nga Podujeva, pjesëtari i arrestuar i policisë është Arben Bytyqi nga komuna e Drenasit. Ai është pjesëtar i Njësitit për Mbrojtje të Afërt.

Seanca pritet të mbahet pasdite.

Kallëzimi penal përshkruan detaje se si është gjetur sasia e narkotikëve në veturë.

KALLXO.com do të sjellë më vonë detaje nga kallëzimi penal ndaj këtyre të arrestuarve.

http://kallxo.com/polici-i-kosoves-kapet-me-mbi-10-kilograme-droge/