Foto: KALLXO.com

Policët në Këmbë Sigurojnë Presidentin Serb

Përkundër kushteve të vështira të motit e borës që po bie, gjatë rrugës nga po kalon eskorta e Presidentit Vuçiq, çdo 500 metra po qëndron nga një polic i Kosovës.

Gazetarët e KALLXO.com nga Mitrovica në rrugën e tyre drejt Graçanicës kanë parë plicë të tillë që qëndrojnë në skaj të rrugës.

Presidenti i Serbisë Vuçiq e nisi vizitën e tij duke hyrë nga Jarinja në veri të Kosovës në mëngjes,vizitoi manastirin e Banjskës afër Zveçanit, ndërsa më pas nderoi te vendi ku u vra Oliver Ivanoviq dhe u takua me politikanët serbë të Kosovës.

KALLXO.com ju sjell fotografi të policëve që edhe në këtë të ftohtë po kryejnë detyrën.