Ilustrim

Policë Shtesë për Parandalimin e Djegies së Veturave

Policia e Kosovës njofton se është duke bërë përpjekje me njësitet e saj relevante që të zbardhë rastet e fundit të djegieve të veturave, publike dhe private, dhe të zbulojë autorët e këtyre rasteve.

Në kuadër të veprimeve hetimore, Policia është duke bërë shikimin e incizimeve të kamerave. Qëllimi është që të gjenden autorët e këtyre rasteve kriminale dhe ata të nxirren para organeve të drejtësisë.

Po ashtu, Policia njofton se me qëllim të parandalimit të këtyre rasteve ka ndërmarrë masa shtesë, me ç’rast ka shtuar praninë e zyrtarëve policorë të uniformuar dhe në rroba civile.

Policia falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe inkurajon secilin që posedon ndonjë informacion të lajmërojë atë në mënyrë që të parandalohen raste të tjera dhe të zbardhen ato që tashmë kanë ndodhur.​

Kohëve të fundit në Kosovë janë djegur veturat e disa zyrtarëve publikë, duke filluar nga ajo e kryetarit të Gjykatës, Hamdi Ibrahimi, pastaj vetura e bashkëshortes së ministrit Memli Krasniqi, e bashkëshortes së Bajram Gecajt, këshilltari i kryeministrit, ajo e këshilltarit të ministrit të Kulturës, si dhe të institucioneve të tjera publike.

http://kallxo.com/hamdi-ibrahimi-djegia-e-vetures-sulm-ndaj-drejtesise/

 

http://kallxo.com/digjet-vetura-familjare-e-bajram-gecajt/

http://kallxo.com/nje-veture-zyrtare-digjet-ne-mitrovice/

http://kallxo.com/bilanci-i-veturave-te-demtuara-te-administrates-tatimore/

http://kallxo.com/digjet-vetura-zyrtare-e-keshilltarit-te-kujtim-shales/