Podujevë: Vëzhguesit e LDK Largohen nga Vendvotimi

Tre Vëzhgues të Lidhjes Demokratike të Kosovës janë përjashtuar nga një vendvotimi në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Podujevë.

Sipas monitoruesit të KALLXo.com   në qendrën e votimit 1802 x/03 R janë identifikuar të jenë prezentë pesë vëzhgues të LDK-së. Sipas ligjit për zgjedhjet subjektet politike kanë të drejtë të kenë deri në 2 vëzhgues në një qendër votimi. Në qendër është ftuar edhe përfaqësuesi i KKZ-së i cili ka kërkuar identifikimin e vëzhguesve. Tre prej tyre pas identifikimit janë larguar nga qendra.